Flash News

Ditari i Opozitës

Kaso shpjegon dy arsye përse nuk digjet mandati parlamentar i Berishës

Kaso shpjegon dy arsye përse nuk digjet mandati parlamentar i

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, shprehet i bindur se mandati i Sali Berishës nuk do të digjet për shkak të masës së arrestit.

I ftuar në A2 CNN, Kaso shpjegoi se ka dy elemente mbi të cilët bazon gjykimin. Njëri lidhet me shkaqet e mungesës në sallën e Parlamentit, që sipas Kushtetutës, duhet të jetë pa arsye. 

“Kushtetua e thekson pa arsye. Ne kemi kemi një qëndrim politik të konsoliduar që zoti Berisha qëndron në një burgim politik të padrejtë. Zoti Berisha ka zgjedhur që ta ushtrojë mandatin e deputetit dhe në dijeninë time ka kërkuar 3 herë, që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, leje që i është mohuar”.

Elementi i dytë, sipas Ivi Kasos, lidhet me ushtrimin e funksioneve të deputetit, të cilin thotë se Berisha e ka ushtruar edhe në kushtet e arrestit të shtëpisë.

Ka zgjedhur atë mandat ta ushtrojë në forma të tjera, pra nëpërmjet komunikimit me zgjedhësit, duke qenë dhe pjesë aktive e iniciativave të tjera paralamentare, siç janë ato të propozimeve legjislative, kërkesë për interpelancë, të gjitha këto ligji për statusin e deputetit i përcakton si aktivitet parlamentar. Pra zoti Berisha është duke ushtruar aktivitetin parlamentar”.

E teksa Berisha vijon të qëndrojë në arrest në shtëpi, zgjedhjet po afrohen dhe Kaso kërkon reflektim nga mazhoranca për të përfunduar reformën zgjedhore.

 

Të fundit