Flash News

Ditari i Opozitës

Kaso: Sistemi i drejtësisë është i kapur nga Rama

Kaso: Sistemi i drejtësisë është i kapur nga Rama

Ivi Kaso, drejtuesi politik i Qarkut të Korçës, u shpreh se opozita ka shkuar 2 herë në komisionin e Venecias për ta sjellë 'në shina' reformën në drejtësi.

Kaso tha në Syri Tv, se duke nisur nga ndryshimet kushtetuese që më pas u bënë amendamente, vetë Veneca ka thënë që ky është një proces i komplikuar e vendi ynë nuk ka burime njerëzore t’i mbushë me profesionistë të pavarur.

Kaso u shpreh se drejtësia është në duart e Ramës dhe se reforma ka dështuar.

"Ne si forcë opozitare e kemi thënë më zë të lartë që reforma ka dështuar.

 Unë kam qenë një nga ata qe e kam thënë dhe do e them prej vitesh në studio që reforma ishte projektuar për të sjellë ndryshime rrënjësor të sistemit të drejtësisë, duke shëruar plagët më të cilat sistemi vuante.

Ne kemi qenë që në krye te hërës kundër bërjes se një eksperimenti në Shqipëri, më pas për ta implementuar pastaj Sorrosi kudo ku kishte mundësi.

Ajo që ne  kemi këmbëngulur ka qenë marrja e një modeli nga vende me demokraci të konsoliduar që insitucionet ende të brishta të kishin një model të konsoliduar me të cilin do të rifomrmatoheshin dhe jo bërjen e një sistemi kaq të ndërlikuar me 12 insitucione të reja, për të cilat ne kemi shkuar 2 herë në komisionin e Venecias për ta sjellë në shina reformën në drejtësi duke nisur që nga ndryshimet kushtetuese që më pas u bënë amendamente e deri te ligjet organike, vetë Veneca ka thënë që ky është një poces i komplikuar e vendi ynë nuk ka burime njerëzore t’i mbushë me profesionistë të pavarur këto institucione.

Mbi të gjitha, komisioni i Venecias ka ngritur dhe alarmin pasi opozita i ka dërguar alarmin dy herë atje, që një sistem i tillë aq i komplikuar, eksperimental siç bëhet në Shqipëri ka shumë gjasa të kapet nga mazhoranca që ka në duar të gjitha pushtetet", u shpreh Kaso.

Të fundit