Flash News

Ditari i Opozitës

Kastrati blen aeroportin, reagon PD: Ka mungesë transparence, çështje që prek sigurinë kombëtare

Kastrati blen aeroportin, reagon PD: Ka mungesë transparence,
Aeroporti i Rinasit

Pas zyrtarizimit të transaksionit, ku kompania shqiptare Kastrati Group ka blerë 100% të aksioneve të Tirana International Airport ka reaguar Partia Demokratike. Zyra e Shtypit në selinë blu ka dhënë një prononcim për Balkan.ëeb lidhur me këtë çështje, ku ka theksuar se ka një mungesë të plotë transparence nga qeveria.

Duke e cilësuar një çështje që prek sigurinë kombëtare dhe me interes të veçantë publik, PD thotë se mungesa e transparencës dhe qëndrimi absurd i qeverisë që kjo nuk është çështje shtetërore është e paprecedentë.

"Aeroporti është pasuri publike. Menaxhimi i Aeroportit, si sektor strategjik, kërkon angazhimin e kompanive me eksperiencë në këtë fushë dhe që vijnë nga vende që kanë rëndësi strategjike për Shqipërinë, siç janë SHBA apo vendet e BE.

Transferimi i herë pas hershëm i aksioneve, nga një kompani offshore, tek një kompani shqiptare pa eksperiencë në fushën e aviacionit civil, është shqetësuese dhe e dhënë konkrete që dikton nevojën e një hetimi të plotë, të thelluar dhe të gjithëanshëm", thuhet në reagim.

Partia Demokratike ka ripërsëritur vendosmërinë e saj që çdo kontratë koncesioni do ti nënshtrohen verifikimit sipas ligjit të ri antikorrupsion dhe antimafia që do të miratohet në ditët e para të qeverisjes së Partisë Demokratike.

Të fundit