Flash News

Ditari i Opozitës

“Kavaja humbi zyrtarisht dhe Gjykatën e saj”, Qosja: Duan ta shpopullojnë

“Kavaja humbi zyrtarisht dhe Gjykatën e saj”, Qosja: Duan ta

“Kavaja humbi zyrtarisht dhe Gjykatën e saj”, kështu është shprehur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja.

Me anë të një postimi në Facebook, Qosja shprehet se Kavaja prej 4 vitesh po humb një nga një të gjitha institucionet dhe të gjitha shërbimet për qytetarët!

Sipas tij, sot të gjithë qytetarët dhe avokatët kavajas do duhet të shkojnë në Durrës për çdo çështje të tyre gjyqësore! Si për çdo shërbim tjetër.

Postimi i Fisnik Qoses

Kavaja humbi zyrtarisht dhe Gjykatën e saj!

Kavaja prej 4 vitesh po humb një nga një të gjitha institucionet, të gjitha shërbimet për qytetarët!

Kavaja prej 4 vitesh është zhveshur një nga një nga çdo element që e bëjnë një qytet, të tillë!

As jetë kulturore, asnjë hapësirë rekreative për familjen, as muze, as kinema, as hapësira sportive, as stadium, as futboll e tashmë as shërbime!

Gjykata e Kavajës jepte 2100 vendime në vit. Një strukturë prej 5 gjyqtarësh dhe 16 nëpunësish! Kosto ishte e papërfillshme!

Ndërtesa e gjykatës ishte konceptuar të mbante dyfishin e gjyqtarëve dhe stafit, për shkak dhe të afërsisë me burgun e Rrogozhinës!

Sot qytetarët dhe avokatët kavajas do duhet të degdisen në Durrës për çdo çështje të tyre gjyqësore! Si për çdo shërbim tjetër!

Falimentuesi i Bashkisë, drejtuesi më i padenjë që Kavaja ka pas ndonjëherë, administratori më i paaftë në Shqipëri sipas KLSH-së, bashkë me mercenarët e tij nga Tirana, të njohur gjerësisht si hajduta e xhepista me nam, të cilët vijnë e shiten si dashnorë të Kavajës në fushatë 1 herë në 4 vjet, pavarësisht se kanë pushtetin nuk kanë thënë qoftë dhe një fjalë në mbrojtje të qytetit dhe kavajasve!

Duan ta shpopullojnë, ta katandisin në një njësi periferike dhe t’i marrin pasurit që Zoti i ka falur Kavajës, këta ordiner!

Por me Kavajën dhe kavajasit i kanë bërë llogaritë gabim! Një humbje e thellë i pret këta të shkretë!

Me 14 Maj, qytetarët e Kavajës do t’i përcjellin me ceremoni????

Me 14 Maj, fillojmë një përpjekje të madhe për t’i kthyer Kavajës dinjitet, siç i takon e siç i ka hije!

 

Të fundit