Flash News

Ditari i Opozitës

“Kavaja nuk trembet nga horrat”/ Qosja: Më 14 maj do të përzëmë ata që kanë zaptuar qytetin!

“Kavaja nuk trembet nga horrat”/ Qosja: Më 14 maj do të

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja u shpreh se më 14 maj Kavaja do të votojë për demokracinë.

Qosja në takimin e zhvilluar ditën e sotme me qytetarët, theksoi se ka ardhur që qytetarët të përzënë njëherë e mirë, horrat dhe banditët që kanë zaptuar Kavajën.

“Të nderuar qytetarë të Kavajës, ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë. Kemi shkelur në çdo cep të Kavajës, jemi takuar me çdo mësues, doktor, mjek  e infermierë. Të përzëmë njëherë e mirë këta që kanë zaptuar Kavajën. Unë sot vij me një program për bujqësinë, arsimin, për rrugën e bregdetit.

Ne jemi serioz në rrugën tonë, kemi folur me fakte. Do t’i kthejmë dinjitetin Kavajës. Kavaja nuk trembet nga banditët dhe nga horrat. Kavaja voton me zemër, për demokracinë. Jam krenar që sot jam përpara jush, jemi pak ditë para zgjedhjeve, të trokasim në çdo derë, Kavaja është e qytetarëve, fitorja është e Kavajës. Fitore”, tha ndër të tjera Fisnik Qosja.

Të fundit