Flash News
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Miliarderët e teknologjisë që morën pjesë në inaugurimit e Donald Trump
SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës
“K’cimi i Tropojës” në UNESCO, reagon Berisha: Vlerësim suprem kur qeveria del kundër kulturës tradicionale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me pranimin në UNESCO të ‘K’cimit të Tropojës’.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një video të kësaj valleje, Berisha shkruan se kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës dhe gjithë Malësisë së Gjakovës.
“K’cimi i Tropojës” pranohet në UNESCO!
Miq, vallja e Tropojës do të jetë pjesë e listës përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.
Përgjatë viteve, kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës, Malësisë së Gjakovës.
Me këtë rast shpreh mirënjohje të pakufijshme për mjeshtrin virtuoz të valles dhe dancit në tërësi dhe në veçanti, ‘K’cimit të Tropojës’, Skënder Haklaj dhe ekipit të tij të mrekullueshëm për suksesin e tyre historik, si dhe UNESCO-s për vlerësimin e merituar të valles magjepsëse të Malësisë së Gjakovës.
Ky vlerësim suprem për ‘K’cimin e Tropojës’ merr një rëndësi edhe më të madhe në një kohë kur narkoqeveria e Tiranës, mbi bazën e korrupsionit të shfrenuar dhe ‘Woke Culture’ është hedhur në luftë të hapur kundër kulturës tradicionale dhe trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë", shkruan Berisha.