Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
KE dëgjesë për situatën e mediave në Shqipëri, Vokshi: Media nën kontroll të plotë të qeverisë

Në Komisionin e Monitorimit të Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Europës u zhvillua një dëgjesë me ekspertë nga organizata të mediave dhe përfaqësues të Këshillit ë Europës në lidhje me situatën e medias në Shqipëri.
Në këtë dëgjesë, deputetja e PD-së Albana Vokshi, anëtare e këtij komisioni, foli në emër të opozitës në Shqipëri. Në fjalën e saj Vokshi ngriti shqetësimin për përkeqësimin e thellë dhe sistemik të lirisë së medias, i papajtueshëm me standardet demokratike evropiane.
Më poshtë fjala e plotë e deputetes së PD, Albana Vokshi:
Zonja Kryetare, kolegë të nderuar,
Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut garanton lirinë e shprehjes dhe njeh rolin thelbësor të medias së lirë dhe të pavarur si gur themeli i shoqërisë demokratike. Heshtja e medias përmes autocensurës, kërcënimeve, fushatave të shpifjeve, ngacmimeve digjitale, sulmeve fizike kundër gazetarëve dhe mbylljes së detyruar të televizioneve kritike – të gjitha këto pothuajse me pandëshkueshmëri të plotë - është shenjë dalluese e regjimeve me prirje autoritare.
Ky është realiteti në Shqipëri, kontrolli i gjithanshëm i qeverisë mbi median dhe erozioni sistematik i lirisë së saj.
Mjafton të lexoni raportet e ODIHR për zgjedhjet parlamentare, Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, raportet e Reporters Without Borders dhe raporte te tjera…
Mjafton të dëgjoni raportimet e ekspertëve ë ftuat në komision... media në Shqipëri është në rënie të thellë…
- Indeksi i lirisë së medias ka rënë vazhdimisht.
- Shpifja mbetet e kriminalizuar në Kodin Penal, pavarësisht rekomandimeve shumëvjeçare të Komisionit të Venecias, ODIHR-it dhe Komisionit Evropian.
- Mbyllja e mediave kritike: Nëse linja editoriale e një media është kritike me Qeverinë – ajo media mbyllet. Tre kanale televizive janë mbyllur vitet e fundit. Vetëm për njërin prej tyre, Gjykata e Arbitrazhit ka dhënë vendimin përfundimtar, duke detyruar qeverinë shqiptare që të dëmshpërblejë këtë TV me 110 milionë euro për mbylljen e Agon Channel. E me siguri do të duhet të paguajmë miliona EURO të tjera për mbylljen e mediave të tjera.
- Ngjarjet e fundit për mbylljen e medias së tretë këto vite të fundit janë shqetësuese. Në gusht, forcat e policisë rrethuan selinë e Focus Media Group (Neës24, BalkanËeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare), ndërprenë energjinë elektrike dhe ndaluan hyrjen e rreth 200 gazetarëve. Forca të armatosura sekuestruan kompjuterë dhe materiale investigative, duke vënë në rrezik serioz gazetarët dhe burimet e tyre.
Kjo pason mbylljet e detyruara më herët të Agon Channel dhe Ora Neës-pjesë e një modeli shqetësues të presionit administrativ dhe të detyruar për të heshtur kritikën.
Raporti i Progresit i Komisionit Evropian thekson: «Janë ngritur shqetësime për ligjshmërinë dhe respektimin e procesit të rregullt lidhur me veprimet e autoriteteve për të penguar hyrjen e gazetarëve nga katër media në ambientet që ata përdornin. Në gusht 2025, një gjykatë e shkallës së parë vlerësoi se masat kufizuese ndaj gazetarëve gjatë nxjerrjes së një konsorciumi mediatik nga ambiente shtetërore ishin joproporcionale dhe në kundërshtim me detyrimet kushtetuese dhe me nenin 10 të KEDNJ-së mbi lirinë e shprehjes. Gjykata nuk hyri në themelin e çështjes së pronësisë, por urdhëroi kthimin e pajisjeve dhe dokumenteve te gazetarët».
Këto zhvillime konfirmojnë atë që institucionet ndërkombëtare kanë paralajmëruar vazhdimisht: mosrespektimin sistematik të standardeve demokratike.
Si misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it ashtu edhe Raporti i Progresit 2024–2025 i Komisionit Evropian arrijnë në një vlerësim të njëjtë dhe alarmues për mjedisin mediatik në Shqipëri, duke e përshkruar atë si: shumë të kufizuar, të karakterizuar nga përqendrimi i pronësisë së medias, financime të paqarta, ndikim dhe ndërhyrje politike në autonominë editoriale, autocensurë të përhapur dhe dominimin e mediave të afërta me partinë në pushtet.
Sipas Media Pluralism Monitor 2024 të Institutit Universitar Evropian, katër pronarët kryesorë në tregun audioviziv kontrollojnë 72% të të ardhurave dhe 87% të audiencës. E vetmi televizion, që perceptohet se është afër PD-së, Syri TV, në vitin 2023 ‘zinte vetëm 1.7% të të ardhurave totale të tregut të televizioneve’,.
Të gjitha këto sa më sipër, minojnë pluralizmin e medias dhe privojnë qytetarët nga informacion i pavarur dhe i larmishëm gjatë zgjedhjeve. ODIHR nënvizon mungesën e pavarësisë së transmetuesit publik RTSH dhe të rregullatorit AMA, centralizimin e informacionit qeveritar përmes Agjencisë së Informacionit dhe Mediave, si dhe vazhdimësinë e dispozitave penale të shpifjes, duke e konsideruar këtë kuadër të papërputhshëm me standardet demokratike.
Komisioni Evropian konstaton se Shqipëria ka bërë përparim të kufizuar dhe nuk ka zbatuar asnjë nga rekomandimet kryesore për lirinë e medias, duke evidentuar: vazhdimin e intimidimit dhe rastet SLAPP kundër gazetarëve; (shumë gazetarë përballen me procese gjyqësore dhe hetime, ndërsa një gazetar është kontrolluar, ndaluar dhe i janë sekuestruar pajisjet).
Të marra së bashku, të dy raportet theksojnë: mjedisi mediatik në Shqipëri mbetet strukturalisht i cenueshëm ndaj kontrollit politik dhe larg standardeve demokratike evropiane.
Shkelje të Standardeve Evropiane dhe Ndërkombëtare
Tashmë është e qartë se mjedisi i medias në Shqipëri është i kapur në mënyrë strukturore—politikisht, ekonomikisht dhe institucionalisht.
Kjo situatë është e papajtueshme me:
* Nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
* Dokumentin e Kopenhagës të OSBE-së;
* Nenin 19 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (IÇPR) për lirinë e shprehjes;
* Standardet e Këshillit të Evropës dhe parimet e Komisionit të Venecias;
* dhe angazhimet e OSBE-së për zgjedhje demokratike, të cilat kërkojnë qasje të barabartë në media dhe informacion të paanshëm për votuesit.
Prandaj, i bëj thirrje Komitetit të Monitorimit të mbajë nën vëzhgim rigoroz situatën e medias në Shqipëri. Gjithashtu i kërkoj që të insistojë që Shqipëria të zbatojë plotësisht dhe me mirëbesim rekomandimet shumëvjeçare të ODIHR-it, Komisionit të Venecias, Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës.
Liria e medias nuk është opsionale. Ajo është themeli mbi të cilin qëndrojnë të gjitha institucionet demokratike.
Faleminderit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38