Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Kredi 35 mln euro për energjinë", Këlliçi: Skemë e re për të rritur borxhin publik

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas fjalës së tij në Kuvend, duke akuzuar qeverinë se po tenton të marrë një kredi prej 35 milionë eurosh për investime në sistemin e shpërndarjes së energjisë, të cilat, sipas tij, janë të pajustifikuara.
Këlliçi thekson se Këshilli i Ministrave ka kërkuar miratimin e një marrëveshjeje huaje që parashikon ndërtimin dhe rindërtimin e disa nënstacioneve, si në Shëngjin, Shkodër dhe Fushë-Krujë, si dhe instalimin e sistemeve të telekontrollit në qarkun Shkodër.
Sipas tij, këto investime bien ndesh me deklarimet e mëparshme të qeverisë dhe të Belinda Balluku, të cilat pretendojnë se projekte të ngjashme janë realizuar tashmë në vitet e fundit.
Deputeti demokrat argumenton se në disa zona, si Fushë-Kruja dhe Lezha, janë raportuar investime të konsiderueshme në të kaluarën, të cilat sipas tij duhej të kishin zgjidhur problematikat në rrjetin energjetik. Ai shton se kërkesa për kredi të re ngre dyshime mbi efektivitetin e investimeve të mëparshme ose mbi përdorimin e fondeve publike.
Në reagimin e tij, Këlliçi ngre gjithashtu shqetësimin për eficencën e projekteve të telekontrollit, duke pretenduar se ato kanë dështuar në qytete të tjera si Tirana dhe Vlora, ndërsa ndikimi në sistem mbetet minimal.
Postimi:
Fjala e sotme në Kuvend për tentativën e re të vjedhjes së 35 milionë eurove nga qeveria Rama, me justifikimin se ato dhjetra milionë që u vodhën nga banda e Ministrisë se Energjisë dhe OSSHEE në 2019 dhe 2024, nuk paskan mjaftuar…
Të nderuar qytetarë,
Sot në Kuvend, Këshilli i Ministrave kërkon që të miratojmë një kredi 35 milionë euro për sistemin e shpërndarjes.
Sipas kësaj marrëveshje kjo hua do të përdoret për të investuar në:
1- Ndërtimi i nënstacionit Shëngjin
2- Rindërtimi i nënstacionit Shkodra 1
3- Rindërtimi i nënstacionit Shkodra 2
4- Instalimi i sistemit të telekontrollit për 20 kabina në Qarkun Shkodër
5- Ndërtimi i nënstacionit Fushë-Krujë dhe rrjetit të shpërndarjës TM/TU
Edhe pse ka një kompani shumë fitim prurëse si OSSHEE e cila ka deklaruar qindra milionë euro investime në sistemin e shpërndarjes, e cila ishte jo vetëm foleja e patronazhistëve, por kjo kompani ishte mburrja më e madhe e 2 mandateve të para të Rilindjes, për rritjen e faturimeve dhe uljen e humbjeve në rrjet.
Sot kërkojnë që ne të votojmë për marrjen e 35 milionë eurove për këto investime.
Por faktet flasin ndryshe të nderuar qytetarë.
Kjo qeveri në 13 vite ka patur veç abuzim, propagandë, skandale korruptive e sot po u rikujtoj propagandën e tyre.
Sipas të dhënave rezulton se:
1- Shkodra ka një nënstacion të ri, investim i mandatit të 3
2- Lezha ka një nënstacion të ri të para 1 viti
3- Velipoja ka një nënstacion të ri të mandatit të 3, ku është bërë edhe linja e re 110/35 kv me 2 qarqe.
4- Nënstacioni i Bushatit i bërë në mandatin e dytë.
5- Në Fushkrujë është investuar i gjithë rrjeti TM (tensioni mesëm).
6- Instalimi i telekontrollit në distancë i 20 kabinave në Shkodër ka zero efiçencë në sistemin e shpërndarjes, pasi për ata që e kuptojnë 20 kabina janë 1 fider, qyteti i Shkodrës ka mbi 40 fidera. Ndërkohë sistemi i telekontrollit apo kontrollit në distancë ka dështuar si projekt në Tiranë dhe Vlorë. Impakti në sistemin e shpërndarjes nga ky projekt është ZERO.
Pra si çdo investim tjetër, me justifikimin e rindërtimit është vetëm licensa e rradhës për të grabitur, jo vetëm fondet e buxhetit por tashmë edhe kreditë e huaja.
Sot po ju tregoj dy raste të propagandës së Qeverisë e specifikisht të Belinda Ballukut për të kuptuar se kjo kredi nuk është për investim, por për abuzim apo ndonjë qokë ndërkombëtare të rradhës.
Në foton e parë keni Belindën dhe Ad Çelën.
https://www.infrastruktura.gov.al/nenstacioni-ne-fushe.../
Belinda Balluku sipas postimit në faqen zyrtare të Ministrisëthotë se:
Me një investim prej 1 miliardë lekësh të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, zona e Fushë-Krujës dhe fshatrat përreth, kanë një furnizim më të mirë me energji elektrike. Investimi përfshin ngritjen e nënstacionit mobile, ndërtimin e 5 fiderave 20 kv, ndërtimin e 120 kabinave, vendosjen e 2500 shtyllave si dhe shtrimin e 130 kilometra rrjet kabllor abc.
Pra aty ku sot kërkoni të merrni kredi për të bërë investime, paskeni bërë mrekullinë me 10 milionë euro në vitin 2019 jo vetëm për Fushë-Krujën, por edhe për fshatrat përreth.
Vazhdojmë me foton e dytë, ku keni Belinda Ballukun dhe Blendian Dalipin e shpërndarjes.
https://www.infrastruktura.gov.al/balluku-inspekton.../
Sipas këtij njoftimi Balluku shprehet se investimi i ri në nënstacionin e Lezhës “Do të ketë dyfishim të kapaciteteve të nënstacionit, jo vetëm për të akomoduar të gjithë nevojat e qytetit edhe ato të zonës së Shëngjinit, duke pasur parasysh që ka një kërkesë të shtuar, por edhe planet e tjera që keni për ndërtim në zonën e bregdetit”
Pra në tetor të vitit 2024, Belinda Balluku u tha shqiptarëve se kishte bërë një investim të mrekullueshëm për nënstacionin e Lezhës që do të mbulonte dhe Shëngjinin, e jo vetëm për kapacitetet aktuale por edhe për të mbuluar kapacitetet e reja të turizmit për të cilat Edi Rama u ka firmosur lejet e ndërtimit.
Të ndëruar kolegë të mazhorancës,
Pas këtyre fakteve që ju bëra publike dilni këtu dhe i thoni shqiptarëve, o ka vjedhur Belinda Balluku këto miliardat e sipëcituara dhe investime s’ka, ose Balluku i paska bërë investimet e ju thjeshtë doni të vidhni tani, se rrugë apo logjikë tjetër nuk ka.
Ndërkohë në përfundim të fjalës sime,
Dua të rikujtoj Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë se i kam dërguar një kërkesë për informacion nëse ky shtet rrumpallhane ka ndonjë studim sesi Sistemi jonë i Transmetimit do të përballojë gjithë kapacitetet e reja të miratuara për ndërtimin e centraleve fotovoltalike dhe eolike.
Sepse para pak vitesh prej abuzimit tonë shkaktuam 2 blackout në Rajon, duke rrezikuar rrjetin në sinkron të Evropës Kontinentale e shyqyr u bllokua efekti kaskadë në Kroaci.
Ju faleminderit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38