All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Këlliçi akuza nga Kuvend: Rama udhëtoi në Paris për mikun e tij, lidhje me kontrata dhe industrinë e armëve

All - Paragraf - 1

Këlliçi akuza nga Kuvend: Rama udhëtoi në Paris për

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, duke ngritur dyshime për lidhje me një shtetas të huaj dhe përfshirje në çështje që lidhen me industrinë e armëve.

All - Paragraf - 3

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi deklaroi se në tetor të vitit 2020, Rama nuk kishte udhëtuar drejt Francës për një vizitë zyrtare, por, sipas tij, për një aktivitet privat.

Sipas deputetit demokrat, ky udhëtim lidhet me një shtetas të identifikuar si Ron Jefet, të cilin ai e akuzoi si të përfshirë në një rast mashtrimi ndaj një qytetari amerikan.

“Të enjten e 8 tetorit të vitit 2020 Rama nuk kishte udhëtuar për një axhendë zyrtare drejt Francës. Kishte udhëtuar drejt Parisit për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së mikut të tij Ron Jefet. Ky, të dashur shqiptarë, nuk është thjesht një udhëtim miqësor, por rezulton se do të jetë dhe prova e pushtetit e të akuzuarit për mashtrim, Ron Jefet, për t'i zhvatur një shtetasi amerikan Mark Fajst plot 7.6 milionë dollar. Pra, të nderuar qytetarë, ky udhëtim është prova që lidh drejtpërdrejtë dhe fakton lidhjen korruptive të Ron Jefetit dhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama”, tha Këlliçi.

Ai deklaroi gjithashtu se ky shtetas ka rol në kontrata që lidhen me industrinë e armëve në Shqipëri, duke shtuar se përmes VKM-ve, i është dhënë ndikim në këtë sektor.

“Sot, miku mashtrues ka në dorë fatin e industrisë së armëve në Shqipëri. Me dy VKM nominale, Edi Rama ka lënë në dorë të Jefetit jo vetëm këtë industri, por dhe fatin tonë në NATO. Kjo është arsyeja pse në fakt sot është anuluar edhe interpelanca urgjente me ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi”, tha ai.

Këlliçi i drejtoi Ramës disa pyetje edhe për një kontratë të lidhur në vitin 2024 mes kompanive të huaja, duke kërkuar sqarime nëse Shqipëria është e përfshirë dhe mbi bazën e cilës procedure është përzgjedhur ndërmjetësi.

“A është Shqipëria vendi anëtar i NATO-s në kontratën e paspecifikuar me SMX dhe kompanisë së mashtruesit Ron Jefet? Në rast se është Shqipëria ky shtet, në cilën procedurë ligjore konkurruese është përzgjedhur kompania e Ron Jefetit për të bërë ndërmjetësimin për vendin tonë në një kontratë me anëtarin e NATO-s? A po rrezikon kreu i qeverisë shqiptare sigurinë kombëtare dhe atë të partnerëve në aleancë duke lënë në dorë të një të akuzuari për mashtrim industrinë e armëve të Shqipërisë? A rrezikon anëtarësimin në NATO Shqipëria me këto manovra korruptive pas bllokimit të procesit të integrimit prej çështjes së Belinda Ballukut?”, shtoi deputeti demokrat.

Të fundit