Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi akuza Rakip Sulit: Stand-up show i tij do të arkivohet, qyfyret tregojnë sa seriozisht e merr Kipja punën në Kamëz

Këlliçi akuza Rakip Sulit: Stand-up show i tij do të

Kreu i Forumit Rinor në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ishte në Kamës, ku u takua me strukturat. Këlliçi e quajti kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin një komedian, ndërsa ironizoi edhe deklaratat e tij.

Këlliçi tha se pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2019, ishte një "injorim" për Rakip Sulin.

Ai tha se kryetari i ri i FRPD-së në Kamëz, Armir Zere së bashku me të rinjtë do ta ndryshojnë këtë gjendje.

Postimi i plotë:

Komediani Rakip Suli dhe stand-up shoë i tij që shkuli gazit dhe vetë socialistët, do të arkivohet në fondin e artë të humorit shqiptar. Qyfyret me "papapam" na tregojnë sa seriozisht e merr Kipja punën në Kamëz. Personazhe të tilla komike nuk përfaqësojnë Kamzën.

Flasin shifrat. 6% pjesëmarrja në votimet e vitit 2019. I bojkotuar nga 94% e zgjedhësve, që zgjodhën ta injoronin estradën e humoristit të talentuar Rakip Suli.

Kjo do të ndryshojë. Betejës historike të 25 prillit në këtë bashki, do t'i prijë kryetari i ri i FRPD Kamëz Armir Zere dhe të rinjtë e të rejat demokratë, që do kërkojnë të jenë për Kamzën, ndryshimi që duan të shohin. Rinia do të fitojë mbi vjeturinat politike të pashallëkut të kuq!

Të nderuar banorë të Kamzës, bëni durim edhe 5 muaj. I duruari, i fituari!

Të fundit