Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Alibeajn e njohu ‘Rithemelimi’ si kryetar grupi, për hir të bashkimit

Këlliçi: Alibeajn e njohu ‘Rithemelimi’ si kryetar

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, deklaroi se Enkelejd Alibeaj është njohur si kryetar grupi nga ‘Rithemelimi’ për hir të frymës së bashkimit.

I ftuar në Top Story, Këlliçi tha se Rithemelimi nuk ka lënë asnjë individ jashtë procesit, duke shtuar se kritikët më të fortë të Berishës janë zgjedhur aktualisht kryetar dege.

“Këtu ka një kontradiktë të madhe , nëse e konsiderojmë debatin brenda PD-së të shteruar, kjo çështje do një kokë për ta zgjidhur. Pesë muaj kohë janë të mjaftueshme për ta zgjidhur këtë çështje. Shifrat e 6 marsit janë reale, ne jo që nuk jemi të nxituar, jemi të vonuar. Ne nuk kemi lënë asnjë individ jashtë dhe i kemi dhënë të drejtë çdo kritiku që të bëhet pjesë. Alibeajn e kemi njohur si kryetar grupi për të dhënë një frymë bashkimi. Kritikët më të fortë të Berishës janë zgjedhur kryetar dege”, tha Këlliçi.

Të fundit