Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Balluku dhe Rama bashkëautorë në çdo aferë, 10 shkurti dita e përballjes

Këlliçi: Balluku dhe Rama bashkëautorë në çdo

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku duke e konsideruar si pjesë të pandashme të aferave korruptive të kryeministrit Edi Rama.

Në rrjetet sociale ai shkruan se pushteti dhe karriera e Ballukut janë ndërtuar mbi zbatimin e verbër të urdhrave të Ramës, ndërsa të dy, siç thekson Këlliçi, mbeten bashkëautorë në çdo skandal.

Ai bën thirrje për mobilizim qytetar më 10 shkurt, “para zyrës së krimit dhe korrupsionit”.

"Kudo ku Belinda Balluku ka futur duart në tendera dhe taksat e shqiptarëve, fshihen në fakt gjymtyrët e paturpshme të Edi Ramës!
Balluku bëri karrierë dhe mori shumë pushtet sepse realizonte me besnikëri dhe shpejtësi kërkesat e shefit. Dita po vjen që ai ta lëshojë bashkëpunëtoren më të afërt, por askush nuk mund të gënjehet më se ajo hëngri dardha pas krahëve të tij.
Ata kanë qënë bashkë në çdo aferë. Dhe të dy duhet të largohen si bashkëautorë.
Sa kohë Rama qendron ende në zyrë, aty është dhe Belinda.
Ndaj duhet më të vendosur, më me pasion e dashuri për Shqipërinë, të mblidhemi me 10 shkurt, para zyrës së krimit dhe korrupsionit.
O sot, o kurrë", shkruan Këlliçi.

Të fundit