Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Balluku përfitoi 300 apartamente dhe dy mjete lundruese përmes aferave!

Këlliçi: Balluku përfitoi 300 apartamente dhe dy mjete

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar relacionin e SPAK lidhur me dosjen ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, dokument që i është dërguar deputetëve të Këshillit të Mandateve.

I ftuar në News24, sipas Këlliçit, në relacionin e SPAK përmenden përfitime të konsiderueshme pasurore të dyshuara si të paligjshme nga Balluku gjatë viteve.

“Sipas të dhënave që kam, në relacionin për Ballukun flitet për 300 apartamente dhe dy mjete lundruese të përfituara në mënyrë të paligjshme nga aferat e saj ndër vite. Në dosje shkruhet se këto 300 apartamente dhe dy mjete lundruese janë përfituar në mënyrë korruptive përmes tenderave dhe procedurave të prokurimeve publike,” deklaroi deputeti i PD.

Të fundit