Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Basha dhe Alibeaj nuk mund të jenë më pjesë e PD

Këlliçi: Basha dhe Alibeaj nuk mund të jenë më

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaron se ish kreu i PD, Lulzim Basha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj janë përgjegjës për krizën në parti ndaj nuk mund të jenë pjesë e saj.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se vendimi i gjykatës për t’i kthyer logon dhe vulën PD është një lajm shumë i mirë për qytetarët, që do të kenë një opozitë të pavarur, edhe pse i vonuar me pa të drejtë.

“Është një e drejtë e mohuar për pothuajse 30 muaj dhe ka qenë fundi i një tentative për të lënë vendin pa opozitë. Ky është lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që kanë një opozitë të pavarur. Fakti që kemi 30 muaj që diskutojmë për këtë çështje ka zhvendosur vëmendjen nga çështje të keqqeverisjes.

PD ka qenë dhe është një. PD s’e ka luksin të humbë asnjë anëtar të saj, por nëse më pyesni mua e përjashtoj në mënyrë kategorike dyshen Basha-Alibeaj, por do të jenë strukturat ato që do të vendosin”, tha Këlliçi.

Të fundit