Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Basha ka kërcënuar deputetët gjatë mbledhjes së grupit parlamentar

Këlliçi: Basha ka kërcënuar deputetët gjatë

Deputeti demokrat, anëtar i Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi denoncon se Lulzim Basha ka kërcënuar deputetët gjatë mbledhjes së grupit parlamentar dy ditë më parë.

I ftuar në Syri Tv, Këlliçi thotë se Basha i ka bërë dëmin më të madh opozitarizmit, PD-së dhe i ka dhënë oksigjen regjimit të Edi Ramës.

"Kërcënoi të hënën grupin parlamentar duke thënë 'ose iki unë ose vjen Sali Berisha'. Kush do shkonte në PD? Gogoli? Ai që për 13 vite mbajti PD-në në pushtet? Ky është terror psikologjik ndaj bashkëpunëtorëve të tij."-tha Këlliçi.

“I kam dedikuar mbi një dekadë këtij individi. Ai është peng, prapë njeriu, qenia njerëzore e ruan dinjitetin. Kjo që ka ndodhur me atë individ nga ana psikologjike është e paimagjinueshme. Lëre mënjanë PD-në, por vetes tënde, ai është i ri, të kthehet në memen kryesore në rrjete sociale. Të mos kuptosh realitetin është shumë e rëndë.”-tha Këlliçi.

 

Të fundit