Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Basha në asnjë takim pa mbrojtjen e policisë. Planifikon të përjashtojë edhe 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar

Këlliçi: Basha në asnjë takim pa mbrojtjen e

Deputeti Belind Këlliçi deklaron se që 8 janari, dita kur u zhvillua dhe protesta para selisë Edi Rama është administrator i godinës së PD dhe i fraksionit të vulës në atë parti.

“Nëse deri para 8 janarit ne mendonim ose kishim ndonjë person që kishte ende pikëpyetje me marrëveshjen Basha- Rama, sot kanë rënë maskat. Nga data 8 janar e tutje Rama është administrator i godinës së PD dhe i fraksionit të vulës në atë parti.

Dje Balla mori në mbrojtje Lulzim Bashën dhe i caktonte deputetët e PD, dhe asnjë nga deputetët që mbështesin Bashën nuk pati kurajo të ngrinte zërin dhe ti drejtohej Ballës se nuk ka punë në çështje të brendshme”, tha Këlliçi në Ora News.

Këlliçi theksoi se që nga 8 janar Basha nuk bën asnjë takim pa prezencën e policisë, pa prezencën e forcave të ndërhyrjes së shpejt dhe pa mbrojten e Edi Rama.

Po ashtu, ai tha se është për të ardhur keq për veprimet që po bën Basha, ndërsa shtoi se ky i fundit po planifikon të përjashtojë edhe 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

 

 

 

Të fundit