Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Basha shiti ‘hipotekën e PD’, duhet të ketë marrë diçka të madhe në këmbim

Këlliçi: Basha shiti ‘hipotekën e PD’, duhet

Deputeti demokrat dhe njëherazi kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi se Lulzim Basha refuzon të sqarojë deputetët demokratë dhe jo vetëm, lidhur me vendimin e tij për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Sipas Këlliçit, Basha duke shitur ‘hipotekën e PD’ (referuar këtu Berishës), duhet të ketë marrë në këmbim diçka të madhe.

“Basha refuzon të bëjë sqarim shterues me demokratet. Të shesësh hipotekën e shtëpisë do të thotë te kesh marrë diçka të madhe në këmbim. Sali Berisha është hipoteka e PD, është themeli më i fortë mbi të cilin vijon PD me gjithë defektet e tij në 30 vite. Ka një peshë faji shumë të madhe për shumë gjëra që nuk kanë funksionuar në demokracinë e brendshme në PD”, tha Këlliçi.

 

Të fundit