Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Call centerat që vjedhin europianët kanë liçensë qeveritare!

Këlliçi: Call centerat që vjedhin europianët kanë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se call center-at që mashtrojnë qytetarë europianë operojnë në Tiranë me liçensë shtetërore dhe nën mbrojtjen e strukturave të pushtetit.

Në një reagim në FB, ai shkruan se këto skema nuk mund të funksionojnë pa miratimin e institucioneve, ndaj u bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë përgjegjësit në nivelet më të larta.

"Call centerat që vjedhin europianët kanë liçensë qeveritare!
Asnjë skemë e tillë nuk do të mund të funksiononte në mes të kryeqytetit, në ambjente luksoze, me dhjetra të punësuar, pa shkeljen e syrit dhe miratimin nga pushteti.
Ata që operojnë në këtë treg kriminal, e paguajnë taksën rregullisht, ose te Olsi, ose te shefi i madh i policisë, ose tek udhëheqës të rilindjes.
Në këmbim të kesaj takse, këto skema jo vetëm operojnë, e zhvasin qytetarët europianë, por marrin dhe mbrojtje shtetërore.
Ndaj dhe ata nuk kapen asnjëherë, edhe kur këtu vijnë agjensi ligjzbatuese nga vende të BE.
Nëse SPAK do vërtetë ta zbardhë këtë krim të shëmtuar, duhet të shkojë tek shefat ku këto skema japin rregullisht gjobën, e jo të merren me operatorë e punonjës turni.
Kjo lloj zhvatjeje është një tjetër konfirmim i kalbëzimit të qeverisjes dhe lidhjes me krimin.
Një arsye më shumë për t'u bashkuar të gjithë në bulevard, të shtunën, me 24 Janar, ora 17:00", shkruan Këlliçi. 

Të fundit