Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi del nga SPAK: Kush mendon se do më mbyllë gojën, e ka gabim

Këlliçi del nga SPAK: Kush mendon se do më mbyllë

Ish deputeti demokrat dhe drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka folur për mediat pasi ka dalë nga ambientet e SPAK. 

AI tha se është pyetur nga prokurorët për gjithçka, që nga pasuria deri tek fotot me Donald Trump, por sqaroi  se i është kërkuar që të mos japë informacione për shkak të sekretit hetimor.

“Kam dhënë sqarimet e mia në raport me të gjitha shpifjet e hedhur ndaj meje për shkak se kam rrëzuar një skemë korruptive me vlerë 1 mld euro, atë të inceneratorit të Tiranës dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve që ka parë Ballkani Perëndimor, 5D.

Jam i hapur në dispozicion të drejtësisë për cdo pyetje, sqarim në raport me mua, familjen time apo këdo që është i lidhur me mua nga dita që kam lindur deri më sot.

Kushdo që ka diçka në raport me mua, me deklaratat e mia, të nxjerrë fytyrën ballë për ballë, ashtu sic e kam nxjerrë unë”, tha Kelliçi.


Në lidhje me akuzat për falsifikim të diplomës së mesme, Këlliçi u përgjigj: E kam sqaruar para mediave, e kam sqaruar edhe sot në SPAK, kjo është një çështje që është ezauruar nga mediat në fushatë elektorale dhe nuk kam ndërmend që të jap më sqarime. Arsimi dhe edukimi im është krenaria ime më e madhe. Kam ndjekur ligjin amerikan në cdo praktike që kam ndjekur. Jam një nga krenaritë e Institutit Harry Fullz, mund të shkoni të pyesni aty kush jam unë. Mund të shkoni edhe në shkollën 8 vjecare.  

Po jua them, edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria më e madhe e jetës time. Nëse keni interes për korrupsionin që ndodh cdo ditë, një nga krenaritë e mia më të mëdha është denoncimi që kam bërë për 5D dhe inceneratorin e Tiranës.

Kush mendon se do të më intimidojë në rrugëtimin tim, të më dalë ballë për ballë.

Më është kërkuar që për disa detaje të hetimit mos të shprehem publikisht

Për patnerent time që unë dal në media dhe thotë që nuk bashkëjetoj me të. Për Trump, jam pyetur që paskam paguar mijëra euro për të bërë një foto me Donald Trump, le të pyesin Trump", tha Kelliçi.

 

 

Të fundit