Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi denoncim nga Astiri: Pirgjet e plehrave kutërbojnë kudo, si gjithmonë fajin e ka opozita!

Këlliçi denoncim nga Astiri: Pirgjet e plehrave kutërbojnë

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka denoncuar në Facebook gjendja e rrugëve të Tiranës, konkretisht në Astir.

Ai shkruan se 70.000 banorë, nuk kanë asnjë çerdhe, asnjë kopësht apo shkollë, kurse pirgjet e plehrave kutërbojnë në të gjithë zonën.

Teksa  akuzoi qeverinë për keqpërdorim të taksave publike, nuk kursen as ironinë se edhe për problemet me plehrat 'fajin e ka opozita'.

"As Astiri, zona e Unazës së Re, nuk mbetet pas për ‘pastërtinë’ e shkëlqyer në këto ditë të nxehta vere.

Përveç se 70.000 banorë, nuk kanë asnjë çerdhe, asnjë kopësht apo shkollë, tashmë pirgjet e plehrave kutërbojnë në të gjithë zonën.

Ndërkohë Inceneratori që nuk ekziston, vijon të djegë taksat tona me ritëm të kënaqshëm dhe konstant, kuptohet bazuar në vetë standardet e vjedhjes së ‘Rilindjes’!

Fajin edhe për plehrat në Astir, si gjithmonë e ka opozita!", shkruan Këlliçi. 

Të fundit