Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi denoncon fakte të reja: Veliaj themeloi biznesin e plehrave në 2015

Këlliçi denoncon fakte të reja: Veliaj themeloi biznesin e

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar fakte të tjera që vërtetojnë përfshirjen e  kryebashkiakut Erion Veliaj në aferën e inceneratorit të Tiranës .

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi, zbardhi skemën, që nis në vitin 2015, kur Veliaj erdhi në bashki dhe përmes firmës së tij, lidh marrëveshje, për biznesin e riciklimit, me një kompani, që administrohej nga Redi Molla, ish drejtori I ujësjellësit në bashkinë e Tiranës dhe vijon më pas me themelimin e kompanisë Eko Tirana, nga bashkia Tiranë dhe AMIA Verona, e cila  rezulton se pastronte paratë për grupin kriminal Ndranghetta.

Më tej Këlliçi deklaroi se të gjitha kontratat e bashkisë së Tiranë për riciklimin e mbetjeve që konkretizohen me dhenien me konçension të  shërbimit për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, kanë arritur shifrën e 150  milionë eurove, në një kohë që inceneratori i Tiranës nuk ekziston. 

Të fundit