Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi denoncon përdorimin e administratës për fushatën e Tiranës: Shkelja e ligjit me të dyja këmbët

Këlliçi denoncon përdorimin e administratës për
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kritikuar ashpër përfshirjen e disa drejtuesve të Ministrisë së Arsimit në fushatën elektorale për Bashkinë e Tiranës.

Në një reagim të publikuar sot, Këlliçi vë në dukje se dy Drejtoresha të Përgjithshme, Mirela Cami dhe Matilda Shabani, janë angazhuar në fushatën e ish-shefes së tyre, Ogerta Manastirliu, ndërkohë që detyrat e tyre zyrtare lidhen me rritjen e cilësisë së arsimit në vend.

Sipas Këlliçit, ky angazhim përbën shkelje të Ligjit për Nëpunësin Civil, sidomos për drejtues të nivelit të lartë, dhe është një shembull i qartë i politikës së “partisë mbi Shqipërinë”.

Postimi i Këlliçit:

Fushata për Tiranën: Shkelja e ligjit me të dyja këmbët dhe militantizmi i administratës! 

Në fushatën qeveritare për Bashkinë Tiranë vihen re dy Drejtoresha të Përgjithshme tek Ministria e Arsimit, Mirela Cami dhe Matilda Shabani! 

Ndërkohë që do duhej të ushtronin detyrat e tyre në shërbim të rritjes së cilësisë së arsimit në vend, drejtoreshat përfshihen në fushatën e ish shefes së tyre Ogerta Manastirliut, si patronazhiste të rëndomta! 

Plotësisht në shkelje të Ligjit për Nëpunësin Civil, aq më tepër për drejtuese të nivelit të lartë.

Kjo politikë e mbrapshtë e “partisë mbi Shqipërinë” është arsyeja e qartë e rënies drastike në testin PISA, zbrazjen e klasave të mësimit dhe auditoreve, rrezikun e mbylljes së fakulteteve shkencore dhe performancën e vazhdueshme të ulët të sistemit tonë arsimor.

Personalisht denoncoj me forcë vënien në rresht të administratës për fushatën e Tiranës, nga niveli më i lartë e deri tek ai më i ulët.

Militantizmi, fanatizmi partiak, servilizmi dhe patronazhimi nuk mund të jenë kurrë baza të shëndetshme për një administratë funksionale në shërbim të shtetit dhe shoqërisë.
Ne kërkojmë marrjen e masave urgjente për pezullimin nga detyra dhe madje ndjekjen penale të kujtdo që shkel ligjin ditën për diell.
Historia e keqpërdorimit të administratës publike dhe shndërrimin e saj në një formacion partiak duhet të marrë fund!

Këlliçi denoncon përdorimin e administratës për

Të fundit