Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi denoncon projektin te Liqeni i Thatë: Dy ditë më parë iu paguan dy fatura kompanisë 5D pa asnjë punë të kryer

Këlliçi denoncon projektin te Liqeni i Thatë: Dy ditë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar një tjetër projekt të kompanisë 5D, drejtorët e të cilëve janë në hetime për korrupsion.

I ftuar në MCN,Këlliçi tha se bëhet fjalë për një projekt për pedonale në Liqenin e Thatë, ndërsa sipas tij vetëm dy ditë me parë janë bërë pagesa drejt kësaj kompanie, ndërkohë që punimet nuk kanë përfunduara asnjëherë në atë projekt.

"Ky është një projekt i ftuar nga kompania 5D në nëntor të vitit 2021, me vlerë 587 mijë €, është për të bërë një pistë, korsi pedonalesh te Liqeni i Thatë.

Afati i punimeve ka qenë 6 muaj dhe do duhej të kishte mbaruar në maj 2022. Projekti jo vetëm që nuk ka përfunduar, nuk është bërë asnjë punë. Edhe pse aty nuk është bërë asnjë punë, kompania 5D është paguar mbi 50% të punës totale, rreth 307 mijë €uro.

Çudia më e madhe është se për këtë projekt të 5D, nga bashkia e Tiranës është bërë vetëm dy ditë me parë. Është çuar fatura më 14 maj, ekzekutuar me datë 28 maj 2024, po për këtë projekt, dhe përfshimi është lart.

Duke qenë se kompani nuk është sekuestruar, u bënë dy muaj që janë arrestuar tre drejtorë dhe pronarët vazhdoj të marrin paratë. Janë likuiduar dy fatura", tha ish deputeti demokrat. 

Të fundit