Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi denoncon: Tre drejtorë të Veliajt po blejnë vota në fushatë, po mbledhin fakte

Këlliçi denoncon: Tre drejtorë të Veliajt po blejnë

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi se është duke ndjekur të gjitha hapat ligjorë për abuzimet e drejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e kryeqytetit.

Këlliçi than ë “Kafe Shqeto” në Syri Tv, se i ka denoncuar të gjithë me fakte dhe se po verifikohet më tej për të tre drejtorët: Mariglen Qato, Arben Maloku dhe Erind Bejko.

Kandidati i opozitës tha se të tre drejtorët po blejnë vota për Veliajn në zona të ndryshme.

"Ka bërë një efekt të jashtëzakonshëm ai denoncim që unë kam bërë me fakte, me shifra, me prova i njërit prej drejtorëve më të rëndësishëm të Erion Veliajt, Mariglen Qatos, i cili i kushton qytetarëve të Tiranës, 25 milionë euro! Pra, vetëm një drejtor kushton 25 milionë euro!!!

Me 25 milionë euro kishe zgjidhur problemet e çerdheve dhe kopshteve në pjesën dërrmuese të Tiranës, i kishe mbyllur të gjitha. Pra, në vend që t’ia japësh miqve të tu, ortakëve të tu, ti duhet t’ua japësh qytetarëve në formën e investimeve, të shërbimeve dhe sigurisht kam marrë pafund raste denoncimesh apo ankesa.

Jamë ende në mbledhje të dokumenteve për Arben Malokun në zonën e Zall Herrit, që më thonë se po blen vota në Tapizë, në zona të ndryshme. Të njëjtën gjë më thonë për Erind Bejkon në Kombinat, që po mbledhim të dhëna. Për Ermal Kapllanin, që më thonë të njëjtën gjë. Kështu që për të gjitha jam duke bërë një “fact checking”. Kur të dal, dua të dal me letra", tha Këlliçi.

Të fundit