Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi dhe Alimehmeti në balotazh, më 11 dhjetor zgjidhet kandidati fitues për Tiranën

Këlliçi dhe Alimehmeti në balotazh, më 11 dhjetor zgjidhet

Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti shkuan të dy në balotazh për garën e primareve në Bashkinë e Tiranës. Këlliçi grumbulloi 4.040 vota, ndërsa Alimehmeti mori 2.196 vota duke u renditur pas ‘rivalit’.

KOKOE njoftoi se gara mes dy kandidatëve do zhvillohet sërish më 111 dhjetor për të vendosur se kush do të jetë fituesi dhe kandidati që do të përfaësojë PD në Tiranë në zgjedhjet e 14 majit.

Kryetarja e KOKOE Albana Vokshi njoftoi se proceverbalet e zgjedhjeve kanë mbërritur në komision dhe do të ketë sërish një përditësim të rezultateve.

“Nga përllogaritja, rezulton që asnjëri prej 7 kandidatëve nuk ka marrë 50 plus 1% të votave dhe kjo e çon garën në një balotazh mes Belinda Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit. Balotazhi me vendim të kryesisë është caktuar për 1 javë, më 11 Dhjetor”, njoftoi Vokshi.

Totali i votuesve në Tiranë – 8470

Vota të vlefshme – 8441

Vota të pavlefshme – 29

Adriana Kalaja – 128 vota

Belind Këlliçi – 4040 vota

Enkeleida Fejzo – 66 vota

Fatmir Merkoçi – 35 vota

Gert Bogdani – 1819 vota

Ilir Alimehmeti – 2196 vota

Julian Deda – 157 vota

 

Të fundit