Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi dhe Tabaku takojnë qytetarët në Tiranë: Do marrim masa për ndalimin e shpopullimit

Këlliçi dhe Tabaku takojnë qytetarët në  Tiranë:

Kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku kanë zhvilluar takime me qytetarët e Tiranës në kuadër të fushatës për 11 majin.

Me anë të një postimi, Këlliçi duke ndarë momente nga takimi me qytetarët thekson se kryefjala është programi i PD-së.

Postimi i Këlliçit:

Takime të përzemërta me banorë dhe qytetarë të Tiranës.

Programi ekonomik është kryefjala e kësaj fushate të PD me fokus tek minimumi jetik 200 euro, paga minimale 500 euro dhe paga mesatare 1200 euro.

Masa të tilla janë emergjente për ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë, gjë që konkretizohet me votën e qytetarëve dhe fitoren e shumëpritur të PD me 11 Maj!

Të fundit