Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Do të intensifikojmë protestat, të enjten para Parlamentit, më 10 qershor te bashkia

Këlliçi: Do të intensifikojmë protestat, të enjten

Nga protesta para Bashkisë, Belind Këlliçi deklaroi se protestat do të intensifikohen.

Këlliçi tha se të enjten do të protestojnë para Parlamentit, ndërsa më 10 qershor do të jenë sërish para bashkisë.

“I bëj me dije qytetarëve se ndërkohë që jemi këtu në protestë, banorët e Shkozës kanë katër ditë pa ujë. Për këtë duhet të shqetësohet Policia e Shtetit, për qytetarët që nuk kanë ujë, nuk kanë kopshte, nuk kanë shkolla.

Ju ftoj që ta intensifikoni protestën tuaj. Ju ftoj të enjten në orën 10 para parlamentit.

Me atë që ka ndodhur me reportazhin e RAI 3, me artikullin e BILD, me faktin që të gjithë mediat e mëdha e cilësojnë Shqipërinë si narkoshtet, çdo qytetar duhet të vijë përpara parlamentit për të larguar Edi Ramën. Javën tjetër, ditën e hënë më datë 10 qershor, në orën 11 do jemi sërish këtu në protestë, sërish këtu në ballafaqim,” tha Këlliçi.

Të fundit