Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Do të ketë nënkalime edhe te “21 Dhjetori” dhe Fakulteti i Ekonomisë

Këlliçi: Do të ketë nënkalime edhe te “21

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka folur për programin e tij elektoral, dhe pikat që synojnë të përmirësojnë jetesën e qytetarëve të kryeqytetit.

Këllicic tha në Top News se përpos nënkalimit te Sheshi “Skënderbej” do të ketë edhe dy të tjera te “21 Dhjetori” dhe te Fakulteti i Ekonomisë.

“Do të kursejnë kohën dhe karburantin e qytetarëve, siç janë nënkalimet te “21 Dhjetori”, apo tek Fakulteti i Ekonomisë. Nyje këto që bllokohen shumë dhe sjellin vonesa e stress. Nënkalimi në sheshin ‘Skënderbej’ do të shfryjë 60 përqind të trafikut në qendër”, tha Këlliçi.

Lidhur me transportin publik, kandidati i opozitës u shpreh se është një realitet që do të arrihet shumë shpejt dhe që i kursen familjeve shqiptare 50 mijë lekë në muaj.

“Ky projekt ndikon në jetën e përditshme të 200 mijë banorëve, që janë pjesa më në nevojë në Tiranë e që luftojnë për të mbyllur muajin. Transporti publik kursen afërsisht 50 mijë lekë në muaj për një familje”, shtoi Këlliçi.

Të fundit