Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Do të publikojmë dokumente të reja do të çojnë në burg Plarent Ndrecën dhe do zbulojnë skemën e inceneratorëve

Këlliçi: Do të publikojmë dokumente të reja do
Shefi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, gjatë protestës përpara bashkisë së Tiranës, deklaroi se Erion Veliaj ka pranuar se inceneratori i Tiranës nuk ekziston, pavarësisht se për të paguhen 80 mijë euro në ditë.

Këlliçi nënvizoi se së shpejti do të publikohen dokumente të reja që do të çojnë në ndjekje penale deputetin Plarent Ndreca, të cilin e cilësoi si “zar” të Veliajt.

Sipas Këlliçit, inceneratori i Tiranës është një skemë korruptive, dhe kërkesa për një garë të re për ndërtimin e tij, pas 7 viteve pagesa për një projekt inekzistent, është një mashtrim i madh. Ai i bëri thirrje autoriteteve dhe prokurorisë të veprojnë sipas ligjit dhe të mos bëhen pjesë e mbrojtjes së "bandës së 5D".

 

Të fundit