Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Drejtorët e Veliajt po firmosin në burg dokumente të viteve më parë

Këlliçi: Drejtorët e Veliajt po firmosin në burg dokumente

Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”,  ka deklaruar se drejtorët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhen në qeli, po firmosin dokumenta të viteve më parë, për të manipuluar hetimet.

“Në vijim të denoncimit që Veliaj udhëtonte me drejtorët hajdutë në datë 14 korrik 2023 në Gjenevë, kanë shpenzuar 100 mijë franga për një fundjave. Sot që flasim drejtorët që janë në burg, po firmosin praktika të prapambetura për të qenë në rregull me KLSH.

Jo vetëm SPAK nuk i monitoron në qeli dhe nuk përgjohen, por këta individë që janë në burg po firmosin praktika të prapambetura, sepse nuk kanë plotësuar dokumenta, kanë patur garanci që nuk do të kallëzohen, po plotësojnë praktika për tendera dhe kontrata vite më parë, sepse nuk kanë bërë letrat. E them me përgjegjësi të plotë.”, tha Këlliçi.

 

Të fundit