Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Drejtorët e Veliajt shitën asetet ndërsa SPAK sekuestroi një garazh dhe dy apartamente

Këlliçi: Drejtorët e Veliajt shitën asetet ndërsa

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi i ftuar  në ‘Task Force’ me Sonila Meçon tha se SPAK u ka dhënë mundësi të akuzuarve të skandalit ‘5D’ që të sheshin asetet e tyre dhe në fund Prokuroria e Posaçme sekuestroi vetëm një garazh dhe dy apartamente.

Administratori i ‘5D’ Nestor Muhametllari është i akuzuar për korrupsion aktiv dhe ky zotëria është i lirë sot, është lënë i lirë që të shesë, apartamente, prona që ka disponuar ‘5D’ dje sot tre muaj e gjysëm më pas, përfundon aty me një garazh, dy apartamente, patjetër që nuk kanë ku shkojnë tek ai hoteli në Durrës, ku është aksioner dhe Lali Eri siç e thotë punonjësja, Jona Bejko, do të sekuestronin 24% e Redi Mollës.

Është sekuestruar hoteli që ka tek Pazari i ri në emër të dy prindërve pensionistë me vlerë disa milionë euro dhe nuk duhej të priste SPAK se çfarë denoncimesh që po bën PD, Akili, Belindi apo të tjerë.

Gjatë kohës që unë e kam denoncuar punonte normalisht nuk kishte ndaluar asgjë. Edhe në hotelin në Durrës, ku është sekuestruar 24 %, ka vijuar puna normalisht se kanë marrë edhe statusin e investitorit strategjik këta, nga Mirela Kumbaro në 2021.

Janë përjashtuar edhe nga taksat pronarët faktit të këtij hoteli, që në fak janë prestanome.

Këta u lejuan të vidhnin me ‘5D’ për 7 vite me radhë. Vodhën 100% fondet publike. Pastaj ndërtuan ‘5D’ kanë ndërtuar pallate, Erion Veliaj u ka dhënë 3 leje. Dhe pasi shitën pallatet u vu në sekuestro një sasi shumë e vogël e aseteve që kanë dhe pjesa tjetër ka avulluar“, tha Belind Këlliçi.

Të fundit