Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Drejtori i UKT, personi kyç që ka qarkulluar paratë e kryebashkiakut

Këlliçi: Drejtori i UKT, personi kyç që ka qarkulluar

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar skemën që favorizon kryebashkiakun e Tiranës, mes drejtorit të UKT, Erald Ismailajt dhe bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa.

I ftuar në Syri tvm Këlliçi deklaron se Erald Ismailaj është personi kyç që ka luajtur të gjithë paratë e kryebashkiakut Veliaj. 

‘Në kulminm e denoncimeve të mia apo PD, Byla, me Erald Esmailin administrator merr 50 mijë  euro nga Bashkia e Tiranës për të organizuar një shfaqje balete me tek performues, pak ditë më vonë paguan si konsulente artistike bashkëshorten e Veliajt me 22 mijë euro. Sot duhet të ishte ndalur Erion Veliaj, mjafton të zhbirojnë çfarë është Byla dhe kush është Erald Ismailaj, drejtor UKT. Ky person na del edhe biznesmen, më 2015 hap një bzines dhe  e mbyll më 2018. 6 muaj pasi themeloi shpk, vendos të likuidojë kompaninë dhe të fusë Adela Kondakçiu si likujduese të shoqërisë. Erald Ismailaj është personi kyç që ka luajtur të gjithë paratë e kryebashkiakut Veliaj. Ai ka 10 mln lekë borxh personit fizik, Ajola Xoxa. Një marrëdhënie e ngritur ndër vite mes një individi, dhe furnitor ka bashkëshorten e Veliaj, ndërsa ushqehet me paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe ndërkohë është punonjës i UKT. I bëj thirrje prokurorit Ols Dado ta hetojë, është në QKB , para se ta zhdukin si të dhënë. Janë të gjitha dokumentet, janë on line’.

Ndër të tjera Këlliçi risolli edhe njëherë në vëmendje, sistemin e ri të drejtësisë, që sipas tij është mirë menduar për t’u kapur që 20  vite më parë.

Mes emrave në listën e gjatë të të katapultuarve në sistemin e ri të drejtësisë janë kryetarja e Komisionmit të Ligjeve, Klotilda Bushka, Sokol Sadushi nga Gjykata e Lartë, Arben Rakipi nga Magjistratura, Naureda Llagami, ish kryetarja e KLGJ, ish drejtuesin e SPAK dhe prokuror pranë këtij institucioni, Arben Kraja, Roland Ilia, KPK. Bashkëshortja e këtij të fundit, sipas Këlliçit, rezulton të jetë shefe personeli në BKH. 

'Më 2002 Veliaj së bashku me rrethin e tij të ngushtë shoqëror, themeloi një sërë shoqatash OJF, Byla, Shizi, Bonussi, të tre këto shoqata kanë paguar me paratë e financuara nga Soros, njerëzit që sot drejtojnë institucionet e drejtësisë së re. Bushka- kryetare e Komisionit të Ligjeve, Roland Ilia- KPK, bashkëshortja e kreut të KPK, është shefe personeli e BKH. Sokol Sadushi, Naureda Nlagami, Arben Rakipi ka kapur magjistraturën në 30 vitet e ardhshme, kanë marrë para nga këto OJF. Flor Pustina, bashkëshorti i shefes së kabinetit të kryeprokurorit Olsian Çela. Arben Kraja- drejtuesi i SPAK për 2.6 vite, drejtues i dosjes së incineratorit, s’e hetoi, dha dorëhqejen sepse se la mbesa se ishte drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës. I kanë ngritur që para 20 vitesh për të kapur drejtësinë sot, përmes këtij rrjeti’.

Të fundit