Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi fiton gjyqin ndaj zv.drejtorit të Tatimeve: Një mëkëmbës i Ramës u rrëzua sot me vendim gjykate

Këlliçi fiton gjyqin ndaj zv.drejtorit të Tatimeve: Një

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pafajësi për deputetin Belind Këlliçi, duke rrëzuar padinë e ngritur ndaj tij nga Alban Çela, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti përmes rrjeteve sociale, ku shkruan se sot tjetër mëkëmbës i Edi Ramës u rrëzua me vendim gjykate.

Sot GJKKO, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi pafajësinë time duke rrëzuar një tjetër padi ndaj meje, e kërkuar nga Alban Çela, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Pas fushatës për zgjedhjet e 25 prillit u shpreha publikisht se në Qarkun Durrës, si në të gjithë Shqipërinë, u zhvillua një masakër zgjedhore e orkestruar nga Edi Rama dhe mëkëmbësit e tij. Sot, një tjetër mëkëmbës u rrëzua me vendim gjykate. Ju falenderoj të gjithëve ju që besoni tek unë! Nuk do të heq kurrë dorë nga e verteta dhe mbrojtja e interesit publik”, shkruan Këlliçi.

Të fundit