Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi flet nga Rotterdami në ‘Politiko’: Këtu nuk ka asnjë delegat të PD, PPE qëndrim neutral që në mars

Këlliçi flet nga Rotterdami në ‘Politiko’:

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka komentuar nga Rotterdami debatet pas publikimit të lajmit në disa media se PPE ka përjashtuar PD-në për shkak të situatës në të cilën ndodhet.

Në një lidhje me Skype, Këlliçi tha se në Rotterdam nuk ka asnjë delegat të PD. Ai sqaroi se ai bashkë me deputetet Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku ndodhen atje në emër të organizmave që janë votuar dhe jo në emër të PD.

Ai shtoi sërish se PPE po mban qëndrim neutral që në muajin mars për shkak të çështjes së legjitimitetit në PD.  

“Këtu nuk ka asnjë delegat të PD. Kemi marrë pjesë në kongres, votoi Tabaku dhe Vokshi por në emër të organizmave që janë votuar dhe jo në emër të PD. Nesër do jenë zgjedhjet për sekretarin e përgjithshëm.

E drejta e votës nuk është në emër të PD, por bazuar në organizatat që ne përfaqësojmë.

Ata që gënjejnë se morëm ndëshkim prej Berishës është gënjeshtër e radhës. Ishte vendimmarrje që në muajin mars për shkak të neutralitetit që duan të mbajnë për ceshtjen tonë të brendshme.

Deri tani askush nuk e mohon se ceshtja kush ka legjitimitetin në PD është e ezauruar. Ky diskutim ka hyrë në rrugë teknike e gjyqësor , deri kur të ketë vendim të formës së prerë, EPP nuk do të ndërhyjë”, shprehet Këlliçi në emisionin ‘Politiko’.

  

Të fundit