Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi flet pas humbjes në zgjedhje, a do të pranonte të bëhej kryetar i PD-së?

Këlliçi flet pas humbjes në zgjedhje, a do të pranonte

Belind Këlliçi ka folur për situatën në PD pas zgjedhjeve të 14 Majit.

I ftuar mbrëmjen e sotme në 'Klan News', ai u pyet nëse do ta pranonte të bëhej kryetar i Partisë Demokratike nëse kjo gjë do t’i kërkohej.

Këlliçi u shpreh se nëse do ta kishte këtë ambicie do të luftonte dhe do ta kërkonte atë. Ai u shpreh se në këto momente kërkohet që PD-ja të jetë frymëzuese dhe e bashkuar për të mundur Edi Ramën. 

"Unë nuk e di si e sjell rrethana. Unë nuk e kam kërkuar këtë rrethanë. Nuk është kjo çështje diskutimi për momentin. Nuk është në tryezën e diskutimit dhe nuk është kjo një çështje që më shqetëson mua apo është çështje prioritare e imja.

Ajo që mua më intereson është një PD që frymëzon, që rrezaton fitore, që i flet gjithë shoqërisë, një PD e bashkuar dhe që mund Edi Ramën.

Se si arrihet këtu janë 1001 pengesa patjetër që duhet të ulemi të gjithë për gjetur një zgjidhje. Duhet të lemë mënjanë egot personale, duhet të ulemi për të gjetur një zgjidhje për të gjithë demokratët. Pa mohuar realitetin."-tha Këlliçi.

Të fundit