Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi flet pas vizitës në SHBA: Rama në shënjestër për lidhjet me krimin e organizuar dhe d*ogës

Këlliçi flet pas vizitës në SHBA: Rama në

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka folur pas një vizite të kryer në SHBA rreth takimeve të zhvilluara atje.

Në SYRI TV, Këlliçi u shpreh se lidhjet e Edi Ramës dhe qeverisë me kartelet e drogës janë në tryezat e diskutimeve të administratës Trump.

Këlliçi: Vij nga një vizitë disi e gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kam patur mundësinë të jem edhe në takime të ndryshme në Kongres, me takime të ndryshme, politikanë të rëndësishëm, jo vetëm nga mazhoranca, jo vetëm nga Partia Republikane le të themi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po dhe me faktorë shumë të rëndësishëm të jetës politike në SHBA.

Në ka një individ sot që është i izoluar politikisht dhe nën shënjestër për lidhjet me krimin e organizuar, me trafikun e drogës, me kartelet transoqeanike dhe bosët e drogës, ky është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me emër. Në ka një vend në të cilin është përdorur laëfare, që si koncept për herë të parë është përmendur nga Presidenti Trump, në raport me keqpërdorimin e drejtësisë nga kundërshtari politik, për të goditur juridikisht me akuza të montuara kundërshtarin.

Dhe në ka një vend Shqipëria në këtë rast, në ka një vend në botë që merret si shembull identik dhe rast homolog i asaj që ka përmendur Presidenti Trump në SHBA, është rasti i Shqipërisë me reformën në drejtësi në Shqipëri dhe me institucionet e dhe organet e reja të drejtësisë në Shqipëri, kur vjen puna tek opozita, me goditjen permanente që i është bërë opozitës me akuza të montuara ndaj liderave kryesorë të opozitës, po shkëlqen rasti i doktor Berishës, ku edhe pak më parë ju e keni parë, një muaj më parë keni parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e cilësoi antiligjore arrestimin një vjeçar të kreut të opozitës dhe mbajtjen e tij në shtëpi, në izolim.

 

Të fundit