Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi ironizon diplomatët: Keni nisur punë te zyra e Veliajt apo jeni kthyer në policë bashkiakë

Këlliçi ironizon diplomatët: Keni nisur punë te zyra e

Koordinatori politik i PD në Tiranë, Belind Këlliçi ka ironizuar reagimin e diplomatëve të huaj mbi protestën e mbajtur para Bashkisë së Tiranës, kundër Erion Veliajt.

Në një intervistë pqr Syri TV, Këlliçi tha se me përjashtim të deklaratës së Ambasadës së SHBA, që e mendon korrekt, reagimet e tjera e kanë zhgënjyer.

Këlliçi ka ironizuar reagimet e ambasadorëve të tjerë, duke u shprehur nuk e di nëse ata kanë nisur punë në zyrën e shtypit të Erjon Veliajt, apo janë kthyer në Policë Bashkiakë.

“Ata me qëndrimin e tyre u shfaqën si mbrojtës të një hajduti që ndodhet në Bashkinë e Tiranës. OSBE flet për dhunën, ndërkohë nuk thotë asnjë fjalë për ‘5D’, e cila jo vetëm ka vjedhur paratë publike, por ka blerë edhe vota në 14 maj, duke deformuar vullnetin e zgjedhësve. Pra këta vjedhin fondet publike në njërën anë, pastaj blenë vota për të vijuar vjedhjen e fondeve publike, dhe ky rreth vicioz duhet të marrë fund”, tha Këlliçi.

Të fundit