Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Kam pasur takim me zyrtarë të lartë amerikanë, si anëtar i ‘Rithemelimit’

Këlliçi: Kam pasur takim me zyrtarë të lartë

Shpallja “non-grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha i trazoi ujërat në PD, duke u pasuar më vonë me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar çka ngjalli debate në seli.

SHBA-të kanë deklaruar se nuk do të kenë bashkëpunim me një të shpallur “non-grata”, , ndërsa zyrtarisht ‘Rithemelimi’ ka marrë drejtimin e partisë.

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, tha për Euroneës Albania se në ditët e fundit ka pasur takime me zyrtarë të lartë amerikane si edhe ambasadorë të QUINT-it, në cilësinë e përfaqësuesit të ‘Rithemelimit’.

“Javën e shkuar kam qenë në takim me zyrtarë të lartë të ambasadës amerikane si deputet i PD dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit. Ditën e sotme kam qenë në takim me një prej ambasadorëve të QUINT-it. Pasnesër janë në darkë me një ambasador të rëndësishëm në vendin tonë. Vetëm para pak ditësh, kam mirëpritur një delegacion të të rinjve republikanë në SHBA së bashku me tre nga drejtuesit kryesorë”, tha Këlliçi.

Këlliçi u shpreh se veç tij ka pasur edhe komunikim me deputetë dhe anëtarë të tjerë të Rithemelimit dhe zyrtarë amerikanë. Deputeti shton se takimet kanë filluar pas 6 marsit.

Të fundit