Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Kam votuar për Salianjin si kreu i ri i grupit parlamentar

Këlliçi: Kam votuar për Salianjin si kreu i ri i grupit

Deputeti dhe kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, ka deklaruar se është pro zgjedhjes së Ervin Salianjit si kreu i ri i grupit parlamentar të partisë.

I ftuar në studion e A2 CNN, Këlliçi tha se Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar të demokratëve. Këlliçi theksoi se deputetët mund të zgjedhin atë që dëshirojnë.

“Unë dhe Salianji nuk kemi qenë miqtë më të mirë me njëri-tjetrin, por kemi vazhduar rrugën tonë në PD dhe për hir të bashkimit të demokratëve, kam votuar për zotin Salianji si kreun e ri të grupit parlamentar. Unë betejën politike e kam vetëm me Edi Ramën dhe Erjon Veliajn, jo me Enkelejd Alibeajn. Jam i sigurt se Alibeaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar demokrat. Besoj se do ta zëvendësojë zoti Salianji, por e rëndësishme është që deputetët të zgjedhin kë të duan. Kushdo që bën 50%+1 të votave, le të bëhet. 27 deputetëve i takon që ta zgjedhin”, tha Këlliçi.

 

Të fundit