Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Keqardhje për incidentet në protestën e 8 janarit, pati skenar tjetër nga ai që kishim menduar

Këlliçi: Keqardhje për incidentet në protestën e 8

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi shprehu keqardhje për incidentet që shënjuan protestën e thirrur nga Sali Berisha më 8 janar, por theksoi se kjo erdhi për shkak të Lulzim Bashës.

I ftuar në A2CNN, deputeti  thotë se protesta devijoi nga skenari i organizatorëve për shkak të nisjes së saj para kohe dhe nga pamundësia e militantëve për të hyrë në seli.

Protesta ka nisur jo në orarin e paracaktuar në 12:00, por në 11:15 nga padurimi i njerëzve dhe provokimi dhe militantë që e kishin të paimagjinueshme të hynin në seli. Përkundrazi nuk ishte qëllimi dhuna, por nisi jashtë orarit dhe pati një skenar tjetër nga ai i mirëmenduar nga organizatorët.

Nuk e di si mund të hysh në një seli me lule nëse të janë blinduar dyert, ndërkohë që mercenarë e kriminelë janë në selinë  e PD dhe aktualisht që ne flasim. Brenda selisë së PD ndodhen kriminelë, vrasës.

Askush nuk donte t’i shihte këto pamje, por turma ishte parapërgatitur për të hapur dyert e selisë me çdo mjet. Dhe kur u përpoq që të hapë një nga dyer ndërhyri policia me gaz lotsjellës. Sot hamë të njëjtin gaz nga Rama për të mbrojtur Bashën”, tha Këlliçi.

 

Të fundit