Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Lideri i opozitës në arrest shtëpie, turp për institucionet e drejtësisë

Këlliçi: Lideri i opozitës në arrest shtëpie, turp

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në fjalën e tij sot në protestën poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, u shpreh se lënia në arrest shtëpie e Berishës është i zi për insitiucionet e drejtësisë shqiptare.

Fjala e plotë:

Në këtë protestë padiskutim kryefjala është Sali Berisha po nuk jemi vetëm për Sali Berishën.

Jemi për opozitën, për Partinë Demokratike dhe mbi të gjitha jemi për të ardhmen e vendit .

Sot, sërish në orët e para, kemi patur një denoncim nga PD në lidhje me aferat e shumta.

Me qindra, miliona euro që abuzohen e vidhen çdo ditë nga kjo qeveri , nga kryeministri, kryetari i bashkisë dhe çuditërisht kori i akuzave të tyre, është se fajin e ka Sali Berisha. Fajin e ka Berisha që kanë ikur një milion shqiptarë në  10 vjet ??

Po të degjoni propagandën e Edi Ramës fajin e ka Berisha se qeveriset keq Shqipëria .

Kur është ftohtë, fajin e ka Sali Berisha, kur bie shi fajin e ka Sali Berisha.

Kur Carlo Bollino vjedh tokat 4 mijë metra katrorë me një euro, fajin e ka prapë Sali Berisha.

Dhe arrestin shtëpiak dhe në qeli shkon JamArbër Malltzi që është pronar, nuk shkon Carlo Bollino.

Duke qenë se këto kohë kemi patur mundësinë të flasim me letra dhe dokumenta dhe për bilancin e SPAK që sot e ka rreshtuar Shqipërinë si të vetmin vend anëtar të NATO, me kryetarin e opozitës në arrest shtëpie dhë në izolim, që ky është një turp dhe rekord i zi për insitiucionet e drejtësisë shqiptare.

Ndërkohë, po të njëjtët drejtues të SPAK dhe po të njëjtët prokurorë, refuzojnë prej kohësh tashmë të shikojnë këtë dokument me firmën e Edi Ramës .

Për këtë dokument me firmën e Edi Ramës sot përgjegjësi mban Sali Berisha.

 

Të fundit