Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Mbështetësit e Bashës u zhdukën pasi ‘Rithemelimi’ shkoi në seli

Këlliçi: Mbështetësit e Bashës u zhdukën pasi

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, ka treguar se asnjë nga mbështetësit e Lulzim Bashës nuk ndodhet sot në selinë blu.

I ftuar në ABC, Këlliçi tha se mbështetësit e Bashës janë “zhdukur” që nga momenti kur Komisioni i Rithemelimit hyri në selinë e PD. Këlliçi tha se as Alibeaj nuk është një kryetar grupi, pasi edhe ai është vendosur si kryetar i komanduar.

“Kam qenë në tre ditët e fundit në seli. Një lajm i mirë që ka qytetarë që janë rikthyer. Askush nga mbështetësit e zotit Basha nuk kanë qenë prezentë. As zoti Alibeaj, kryetar grupi se nuk ka kryetar të komanduar është shkarkuar. Në godinë nuk ndodhet askush. Në ndryshim nga ata mentaliteti ynë është përbashkues. Mund të vinë kur të duan. Janë zhdukur nga dita e premte kur ne vajtëm në seli”, u shpreh Këlliçi.

Të fundit