Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi me banorët e njësisë 5: Do të ulim taksat për 41 mijë biznese

Këlliçi me banorët e njësisë 5: Do të ulim

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në bashkëbisedim me banorët e njësisë 5 tha se do të ulen taksat për 51 mijë biznese në këtë zonë.

Ai shtoi se nuk dihet se ku kanë shkuar ato 42 milionë euro që Erion Veliaj ka mbledhur në 8 vjet lidhur me taksën e arsimit që ka vendosur.

KëlliçiPremtimi që ne kemi dhënë për të ulur një pjesë të taksave dhe për të zeruar taksën e infrastrukturës arsimore di të prekë 41 mijë biznese mbi të gjitha biznesin këtu. Nëse taksa arsimore do të ishte marrë me të drejtë dhe për të ndërtuar shkolla si ka mundësi që në këtë zonë nevoja më e madhe  e çifteve të reja, por edhe e familjeve është për çerdhe, për kopshte dhe për shkolla.

Ku kanë shkuar ato 42 milionë euro që Erion Veliaj ka mbledhur në 8 vjet? Ku kanë shkuar? Vetëm për shkolla nuk kanë shkuar. Po ta vini re propaganda më e madhe që bën sot Bashkia e Tiranës është pikërisht në dobësitë e veta më të mëdha janë copë-copë në aspektin e realizimit të planit të tyre për ndërtimin e shkollave dhe nga mëngjesi në darkë flasin për ndërtimin e shkollave.

Të fundit