Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Me PD-në në garë, Veliaj s’ka shans të marrë mandat të tretë

Këlliçi: Me PD-në në garë, Veliaj s’ka shans

Deputeti i PD, Belind Këlliçi shprehet i bindur se Erion Veliaj nuk e ka të sigurt kandidimin e radhës për kryetar bashkie.

I ftuar në Syri.tv , Këlliçi thotë se me angazhimin e plotë të PD-së, Veliaj nuk ka shanse që të marrë një mandat të tretë sepse sipas tij ai e ka shkatërruar kryeqytetin.

"Me një fushatë normale të PD, me një bashkim të të gjitha energjive opozitare në Tiranë, Veliaj nuk ka shans të marrë një mandat të tretë sepse atë që i ka bërë Tiranës ai nuk ja kanë bërë as pushtuesit.

Tirana është e mbytur nga betoni, smogu, pastrim parash, dhe sigurisht habitem dhe më bën përshtypje se ku e gjen kurajën një njeri që të flasë me siguri për një mandat tjetër.”-tha Këlliçi.

Të fundit