Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Çmenduri mos të isha pjesë e ‘Foltores’, forumi nuk e harron Berishën

Këlliçi: Çmenduri mos të isha pjesë e

Pas shpalljes së zgjedhjeve për kreun e FRPD-së, Belind Këlliçi konfirmoi prezencën e tij në ‘Foltoren’ e Sali Berishës me të rinjtë e FRPD-së. Nga ‘Foltorja’, Këlliçi deklaroi se do të ishte çmenduri të mos i bashkohej një nisme të tillë ku çdokush mund të japë mendimin e tij dhe të respektohet.

“Nëse unë në 2015 u zgjodha kryetar forumi në një nga proceset më të mira të PD-së në 30 vite dhe sot jam deputet, jam falë jush. Mandati im nuk është i përjetshëm, por për fat të mirë forumi ynë rinor është pjesë e organizatave evropiane.  Ju jeni pjesë e një forumi që nuk e harron themeluesin e saj, liderin historik që është Sali Berisha. Ne jemi partia e lirisë që ka themeluar mendimin ndryshe. As nuk mund ta mendoja të mos isha pjesë e kësaj ‘Foltoreje’. Ku flitet e vërteta, thuhet mendimi sy në sy, por ama respektohet, do ishte çmenduri nga ana ime”, deklaroi Këlliçi.

Të fundit