Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Ndërkohë që qytetarët protestonin për korrupsionin, Veliaj ka kryer dy pagesa përmes thesarit

Këlliçi: Ndërkohë që qytetarët protestonin

Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, u shpreh se ditën që qytetarët protestonin para Bashkisë kundër vjedhjes, Veliaj kreu një vjedhje të re , duke kryer dy pagesa përmes thersarit janë ekzektuar dy pagesa për kompaninë 5D.

"Në kulmin e protestave, ditën e martë me datë 28 maj, në protestën e 9 të organizuar nga opozita përpara bashkisë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së taksave në bashki, me sa duket ka vazhduar avazi, dhe bashkia e Tiranës atë ditë dhe Erion Veliaj, ndërkohë që qytetarët ishin në protestë kundër vjedhjes së taksave dhe kundër bandës 5D, Erion Veliaj, ka kryer dy pagesa përmes thesarit,  janë ekzektuar dy pagesa për kompaninë 5D.

Dhë për çfarë? Se është shumë e rëndësishme ta kuptojnë dhe qytetarët. Për një projekt që unë e kam denoncuar vitin e kaluar, kur isha kandidat zyrtar i opozitës.", tha Këlliçi

Të fundit