Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Ndryshe nga viti 2021, PD do të ndjekë një qasje më të unifikuar dhe të kujdesshme

Këlliçi: Ndryshe nga viti 2021, PD do të ndjekë një

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shprehet se opozita do të tregohet e kujdesshme të mos përsërisë gabimet e së kaluarës pas zgjedhjeve të 11 majit.

I ftuar në News24, Këlliçi u shpreh i se ndryshe nga viti 2021, këtë herë Partia Demokratike do të ndjekë një qasje më të unifikuar, duke pritur raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore para se të marrë vendime për kalendarin e protestave apo aksione të tjera politike.

“Gabimin që PD bëri në vitin 2021 nuk do ta përsërisim në vitin 2025. Çdo riorganizim i mundshëm do të vendoset nga forumet më të larta të partisë, jo në mënyrë individuale,” u shpreh Këlliçi.

Ai shtoi se bashkë me Sali Berishën dhe drejtues të tjerë të PD-së do të presin edhe reagime ndërkombëtare.

“Deri në publikimin e raportit të OSBE/ODIHR, ne do të fokusohemi te dokumentimi dhe denoncimi i farsës elektorale. Nuk kemi një kalendar protestash për momentin. Vendimet do të diskutohen pas dorëzimit të raportit përfundimtar,” shtoi ai.



Të fundit