Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi në darkën festive të Trump-Vance: Presidencë përbashkuese dhe paqebërëse

Këlliçi në darkën festive të Trump-Vance:

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi mori pjesë në mbrëmjen festive ‘Liberty Ball’, të organizuar nga Shtëpia e Bardhë pas ceremonisë së inagurimit të Presidentit të 47-të të Amerikës, Donald Trump.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se presidenti Trump i shoqëruar nga Zonja e Parë, së bashku me zëvendësin e tij, JD Vance, riafirmoi premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale.

Në mesazhin e tij, Këlliçi theksoi gjithashtu se Trump u shpreh i qartë dhe i prerë se dëshiron që trashëgimia e tij politike të jetë ajo e një Presidenti përbashkues dhe paqebërës, në mbarë globin.

"Kënaqësi e jashtëzakonshme të isha pjesë e mbrëmjes festive Liberty Ball, në të cilën Presidenti Trump, i shoqëruar nga Zonja e Parë Melania dhe fëmijët e tij, si dhe Zv. Presidenti JD Vance, i shoqëruar nga zonja e tij, Usha Vance, përshëndeti të ftuarit dhe riafirmoi premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale.

Përmes ovacioneve USA! USA!, Presidenti Trump u shpreh i qartë dhe i prerë se dëshiron që trashëgimia e tij politike të jetë ajo e një Presidenti përbashkues dhe paqebërës në mbarë globin", shkruan Këlliçi. 

Të fundit