Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi në Kuvendin e PD: S’do jemi kurrë një opozitë fasadë, shtrijmë dorën për çdo demokrat

Këlliçi në Kuvendin e PD: S’do jemi kurrë një

Deputeti Belind Këlliçi u bëri thirrje demokratëve të bashkohen, duke theksuar se Kuvendi Kombëtar që po zhvillohet sot i ka të gjitha shanset për t’u kthyer në një kuvend historik.   

Ai tha se kjo është opozita e re dhe se nuk do të jetë kurrë më fasadë.

Do ndryshojmë e s’do jemi kurrë një opozitë fasadë. Ky moment nuk është i largët, është këtu në këtë kuvend. Ky moment është sot ku pas shumë debateve jemi bashkë me dorën shtrirë për cdo demokrat. Ky është vendimi i madh i këtij kuvendi, kjo është opozita e re që konfirmohet në këtë sallë. Duhet të vendosim sot votën e lirë si modelin e vetëm për të ndërtuar strukturat e partisë për të ardhmen. Vota e lirë e merita, janë shkallmuar nga Rama e Basha.

Pse mos guxojmë të kërkojmë një Shqipëri, që e vlerëson familjen e ka prioritet dhe e ka në piedestal, ku të rinjtë shpërblehen për idetë e projektet e tyre, ku qytetarët të jenë në fokus të politikave. Pse të mos kemi një Shqipëri të drejtë me shanse e mundësi.

Ky Kuvend i ka të gjitha shanset që të kthehet në një Kuvend historik. Sepse nëse sot Shqipëria po lëngon dhe sundohet nga një klikë e drejtuar nga Edi Rama, kjo ka ndodhur pa dyshim edhe për fajin tonë. Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse përballë do kishte një opozitë të fortë dhe të pakapur. Edi Rama nuk do kishte asnjë shans përballë një opozite të vërtetë.”, tha Këlliçi.

Të fundit