Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Në PD nuk do ketë më 7600 delegatë, zgjedhjet në parti përfundojnë në fundjavë

Këlliçi: Në PD nuk do ketë më 7600 delegatë,

Deputeti demokrat, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi deklaron se procesi zgjedhor në degët e PD po ecën mirë dhe se pritet të përfundojë deri në fundjavë.

“Deri në fundjavë do të kemi përmbylljen e zgjedhjeve në 71 degët e PD-së në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Këlliçi në Ora News.

Ai shtoi se në PD nuk do ketë më 7600 delegatë por vetëm 1100.

Nuk do kemi më 7600 delegatë, por në PD do i kthehemi logjikës dhe nacionalitetit. DO kemi nj Kuvend të përbërë prej 1100 delegatësh, e cila do të përfaqësoj të 71 degët dhe grup-seksionet e PD-së në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh ai.

Të fundit